Blog, Artikuj

10 përfitimet shëndetësore të çokollatës së zezë

E pasur me vlera ushqyese

Duke qenë se ka përmbajtje të lartë kakaoje, çokollata e zezë është plot me vlera ushqyese, si: hekur, magnez, mangan dhe kalium. Ajo gjithashtu përmban një sasi të vogël të yndyrave mono dhe polyunsaturated (yndyrna të mira) të cilat ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe rrezikut ndaj sëmundjeve të zemrës.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Antioksidantët në çokollatën e errët stimulojnë shtresat e brendshme të arterieve duke krijuar një gaz, i cili u dërgon një sinjal arterieve. Kjo bën që ato të relaksohen dhe mundëson lehtësimin e rrjedhjes së gjakut. Gjaku, i cili rrjedh qetë, arrin në të gjitha pjesët e trupit duke shpënë lëndë ushqyese dhe oksigjenin pa pasur ndërlikime.

Zvogëlon presionin e gjakut

Të njëjtët antioksidantë, që ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut, ndikojnë në zvogëlimin e rezistencës së tij dhe, si rrjedhim lehtësojnë presionin që gjaku ushtron ndaj arterieve. Edhe pse e ulja e presionit është e vogël, përsëri kjo është shumë e dobishme për zemrën tuaj. Presioni i lartë i gjakut ka gjithmonë lidhje me sëmundjet e zemrës. Si rrjedhim, zbritja e tij graduale, ndihmon shumë në eleminimin e rreziqeve.

Ndikon në uljen e rrezikut ndaj sëmundjeve të zemrës

Konsumimi i çokollatës së zezë disa herë në javë duhet të zvogëlojë depozitimin e kolesterolit në arterie, që do të thotë rrezik më i ulët i sëmundjeve të zemrës në një periudhë afatgjate. Disa studime kanë zbuluar se ngrënia e çokollatës 2 ose më shumë herë në javë, uli në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e krijimit të një pllake të kalcifikuar në arterie. Na anën tjetër, në rastet kur çokollata konsumohej më rrallë nuk u vërejt ndonjë ndikim. Pra, konsumimi i rregullt i çokollatës së zezë, në fakt, mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ngre kolesterin e mirë dhe ul kolesterolin e keq

Përbërësit në çokollatën e errët me sa duket janë shumë mbrojtëse ndaj oksidimit të kolesterolit LDL (lipoproteinë me densitet të ulët). Kjo ul gjasat që LDL të oksidohet. Kur LDL oksidohet, ajo reagon ndaj radikalëve të lirë, kjo e bën pjesëzën reaguese dhe të aftë për të dëmtuar indet e tjera.

Promovon rënien në peshë

Kërkuesit nga Universiteti i Kopenhagës zbuluan se çokollata e errët të mbush më shumë, duke krijuar ndjesinë e ngopjes më tepër sesa çokollatat e tjera me ngjyrë më të çelët. Me fjalë të tjera, çokollata e zezë pakëson dëshirën për ushqime të ëmbla, të kripura dhe me yndyrë. Si rrjedhim, nëse përfshin një copëz çokollatë të zezë të shëndetshme në dietën tënde, jo vetëm që mundëson që të hash me porcione të vogla që rekomandohen për një shëndet të mirë, por dhe ndihmon që t’i qëndrosh strikt dietës sate në përgjithësi.

Parandalon diabetin

Çokollata e errët redukton rezistencën ndaj insulinës. Në një studim të vogël të zhvilluar në Itali, pjesëmarrësit që konsumuan çokollatë të zezë në sasinë e një karameleje një herë në ditë për 15 ditë, panë të zvogëlohej pothuajse përgjysmë mundësia për rezistencës së insulinës. Flavonoidët, të cilët janë antioksidantë në çokollatë të errët, krijojnë një gaz që quhet oksid nitric, që ndihmon në kontrollin e ndjeshmërisë së insulinës.

Ndihmon funksionin e trurit

Kakaoja gjithashtu mund të përmirësojë ndjeshëm funksionimin njohës në të moshuarit me dëmtim mendor. Ajo gjithashtu përmirëson rrjedhshmërinë në të folur dhe disa faktorë rreziku për t’u sëmurur. Kakaoja gjithashtu përmban substanca stimuluese si kafeina dhe teobromina, të cilat mund të jenë arsyet kyç që ajo mund përmirësojë funksionin e trurit në një kohë të shkurtër.

Mbron nga dielli

Flavonolet mund të mbrojnë nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli, të përmirësojnë rrjedhjen e gjakut në lëkurë dhe të rrisin dendësinë e lëkurës dhe hidratimin. Nëse jeni jashtë në diell, çokollata e errët mund të zvogëlojë mundësinë që të digjeni nga dielli ose thjesht ndihmon që të mos digjeni shumë. Dhe në qoftë se ju djegjeni nga dielli, ajo mund t’ju ndihmojë të shëroheni më shpejt.

Ul stresin

Nëse je një prej atyre që dashuron çokollatën, ti e njeh atë ndjesinë e lumturisë dhe fajit kur fut në gojë një çokollatë të zakonshme. Tani imagjino të njëjtën ndjenjë, por pa ndjesinë e fajit! Ti mund ta arrish këtë me një copë çokollatë të errët, sepse ti e di se është më e mirë për shëndetin tënd dhe ke më shumë përfitime sesa çokollata e rregullt ose me qumësht. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë çokollatë të errët shfaqin një rënie të nivelit të hormonit të stresit.

Related Posts

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *