Blog, Artikuj, Informacione

17 arsyet pse duhet blerë ushqim Bio i certifikuar

Termi “organik” në një etiketë ushqimi ose pije është më i rëndësishëm se termat e tjerë, si: natyrore, i fermës, i freskët etj., pasi vetëm etiketa organike është e verifikuar ligjërisht.

Blerja e ushqimeve dhe pijeve Bio të certifikuara është një mënyrë për të blerë besueshmërinë. Edhe nëse nuk i njeh personalisht fermerët, prodhuesit ose shpërndarësit e ushqimit tuaj, mund të jeni i sigurtë që një agjenci e certifikuar e palës së tretë ka shqyrtuar të dhënat e tyre dhe ka vizituar fermën ose objektin e tyre për të siguruar vërtetësinë e pohimit që produktet e tyre prodhohen sipas të gjitha standardeve Bio.

Nga pikëpamja e fermerit dhe prodhuesit, certifikimi organik dhe përdorimi i një vulë zyrtare organike në etiketat e tyre, është mënyra me të cilën ata premtojnë se po bëjnë gjithçka që munden për të rritur dhe prodhuar ushqimet dhe pijet më të mira dhe më të sigurta për ju dhe familjen tuaj.

Pa pasur nevojë të keni fermën tuaj ose të shpenzoni shumë kohë për të hetuar fermat lokale, ushqimet dhe pijet që janë të certifikuara si organike, janë të sigurta dhe të shëndetshme.

Produktet ushqimore Bio të certifikuara duhen blerë sepse:

  • janë rritur me plehra natyrale organike;
  • nuk është përdorur asnjë llum i ujërave të zeza;
  • kontrollohet rreptësisht përdorimi i insekticideve, fungicideve ose vrasësve të farave të këqija;
  • nuk janë përdorur trajtime sintetike pas korrjes;
  • rriten duke përdorur vetëm produktet e agrikulturës Bio;
  • nuk është shtuar asnjë ngjyrë artificiale, flavors, ose preservues (ruajtës);
  • nuk lejohet përdorimi i asnjë OMGJ-je;
  • nuk rrezatohen;
  • përmbajë më shumë vitamina, minerale, enzima dhe mikronutriente sesa ushqimet konvencionale;
  • mbështesin ruajtjen e trashëgimisë dhe shumëllojshmërisë në nivel local;
  • ndërtojnë lëndë organike të tokës dhe sekuestrojnë karbonin, duke ndihmuar në zbutjen e rritjes së niveleve te dioksidit te karbonit në atmosferë;
  • janë miqesore me pllenuesin, mbrojnë bletën dhe pllenuesit e egër;
  • ndihmojnë në ruajtjen e tokës;
  • nuk ekspozojnë njerëzit që jetojnë afër kultivimeve bio me toksinat sintetike;
  • mbështesin një mjedis të shëndetshëm për kafshët e egra në fermë dhe përreth saj;
  • nuk lëshojnë gjene te modifikuara gjenetisht në natyrë;
  • mbrojnë rrjedhjen e poshtme të liqeneve dhe pellgjeve nga toksinat;

Related Posts

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *