Blog, Receta

Ashure BIO

Ashurja është një ëmbëlsirë tradicionale me origjinë turke, që gatuhet edhe në Shqipëri. Receta e ashures varion nga familja në familje. Ky është varianti ynë BIO dhe plot shije.

Përbërësit

Perberesit per Ashure, nje recete e shendetshme dhe plot shije fale produkteve BIO

PËR 4 PERSONA

300gr grurë i rrahur BIO

100gr sheqer BIO

100gr arra BIO

100gr bajame BIO

100gr lajthi BIO

50gr rrush i thatë BIO

3-4 fiq të thatë

3-4 karafil

2 lugë të vogla kanellë

2-3 lugë niseshte

pak kripë

Përgatitja

Lajmë mirë grurin dhe e ziejmë në zjarr të avashtë me rreth 2-2.5l ujë derisa të zbutet plotësisht.

Ndërkohë vendosim rrushin e thatë në një tas të vogël me ujë të ngrohtë në mënyrë që të zbutet për rreth 15 minuta.

Në momentin që zbutet gruri i shtojmë sheqerin, pak kripë, rrushin e thatë të shtrydhur nga uji i tepërt, fiqtë e thatë të prerë hollë, kanellën, karafilin dhe arrat e grira duke hequr mënjanë disa për zbukurim.

Shtojmë pak niseshte të tretur në ujë të ngrohtë, për të reduktuar kohën e përgatitjes.

E lemë të ziejë edhe për pak minuta dhe e hedhim ashuren nëpër tasa duke e spërkatur sipër me pak kanelle dhe me arrat e mbetura.

E vendosim në frigorifer dhe e konsumojmë të ftohtë.

Ju bëftë mirë!

Related Posts

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *