Blog, Artikuj

Fara antike Teff

E quajtur edhe Estate Lovegrass, fara Teff daton më shumë se 4000 vjet dhe u gjet brenda disa piramidave. Kuptimi i Teff-it është “i humbur” dhe nuk është rastësi duke qenë se farat Teff janë aq të vogla (më pak se 1 mm në diametër) sa që mund të humbasin lehtësisht nëse mbahen në pëllëmbë të dorës. Farat Teff janë lehtësisht të dallueshme, sepse ato kanë një ngjyrë që mund të ndryshojë nga fildishi në kafe të errët, ndërsa përsa i përket aromës mund të krahasohet me një përzierje midis amaranthit dhe quinoas. Teff vjen nga Etiopia, por ajo kultivohet edhe në Eritrea, Indi dhe Spanjë.

Drithërat dhe farat e lashta janë të pasura me kalium, fosfor dhe calcium si dhe me një lloj hekuri lehtësisht të asimilueshëm. Teff është pa gluten, e shijshme dhe e qëndrushme si ndaj temperaturave të larta edhe lagështisë. Përmban lizinë dhe tiaminë më shumë se çdo lloj gruri. Në teff gjenden, sidomos, 8 nga aminoacidet më esenciale.

Fara teff, te shendetshme, pa gluten

Related Posts

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *