Blog

Makarona spageti integral me salcë domatesh, mana Goji dhe bajame të pjekura

Kjo është një pjatë e shëndetshme dhe origjinale, plot shije dhe aroma në harmoni të përsosur. Nuk është një pjatë makaronash e zakonshme, por si çdo makaronë përgatitet në një çast dhe do të jetë kaq e mire sa do ta përfundoni menjëherë.

Përbërësit

Për 2 persona

160 gr – spageti integral Bio

100 gr – qepë e bardhë Bio

30 gr – bajame të qëruara Bio

1/2 lugë çaji – sheqer i kallamit Bio

kripë / piper i zi

1 lugë gjelle – vaj ulliri ekstra të virgjër Bio

400 gr – domate të qëruara salsë Bio

30 gr – mana goji te thata Bio

nenexhik i freskët

1/2 – limon Bio për lëkurën

Përgatitja:

Vendosni gojit e thatë në ujë të nxehtë për 5 minuta, pastaj hiqini, kullojini, por mos e derdhni ujin.

Piqni bajamet në zjarr të avashtë në një tenxhere që nuk ngjit, me sheqerin dhe me kripë të barabartë derisa sheqeri të koagulohet dhe bajamet të marrin një ngjyrë të artë. Mbajini mënjanë.

Në të njëjtën tenxhere skuqni qepën e prerë hollë me një lugë gjelle vaj, dy ujë dhe një majë kripë. Shtoni domatet e shtypura me një pirun dhe gojit dhe lërini të ziejnë me kapak në zjarr të mesëm për rreth 10 minuta, nëse është e nevojshme shtoni pak nga uji në të cilin lamë gojit.

Rregulloni kripën dhe piperin.

Zieni spagetit, kullojini dhe hidhini ne tenxheren ku ndodhet salca e sapo përgatitur.

Sapo të marrin pak vale hiqni nga të nxehtit, shtoni gjysmën e bajameve të pjekura, disa gjethe nenexhiku dhe përziejini mirë.

Vendosini në pjatë duke i hedhur sipër bajamet e mbetura, pak nenexhik dhe lëkurë limoni e copëtuar imët.

Ju bëftë mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *