Blog, Receta

Makarona Trivelline me Farro, Thjerrëza e Quinoa dhe gjalp avokadoje

Makaronat Trivelline me përbërje Farro janë shumë të pasura me vitamina, proteina dhe fibra. Kjo lloj paste shkon shumë me salcat kremoze, prandaj vendosëm ta gatuajmë me gjalp avokadoje.

Përbërësit:

280 g Trivelline Farro Thjerrëza Quinoa Bio

2 Avokado Bio

1 lugë e vogël lëng limoni Bio

1 lugë gjelle vaj ulliri Bio

1 lugë e vogël fara Chia Bio

Kripë Rozë Himalaje

Piper Bio

Përgatitja:

Vloni një tenxhere me ujë dhe hidhni një lugë kripë rozë Himalaje. Qëroni me kujdes avokadon dhe hiqni bërthamën. Priteni në feta dhe kalojeni në një mikser së bashku me një lugë limoni, një lugë vaj ulliri, piper dhe kripë. Lëreni mikserin të punojë deri sa të krijohet një krem homogjen.

Kur uji të ketë vluar, hidhni trivellinet dhe lërni të ziejnë sipas udhëzimit të vendosur mbi paketim. Kullojini dhe hidhini në një tas duke i përzier butësisht me gjalpin e avokados.

Servirini në piata dhe sipër hidhni pak fara chia.

Ju bëftë mire!

Related Posts

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *