Blog, Receta

Power Smoothie

Të ushtruarit në palestër shkakton lodhje dhe tension në muskuj. Për këtë arsye, secili prej nesh ka nevojë për “ndihmë” për t’u rigjeneruar sa më parë. Proteinat, hekuri, kombinimi i vitaminave B6 dhe B12 jo vetëm do t’ju japin energji, por do të mbështesin dhe forcojnë sistemin tuaj imunitar.

Perberesit per te bere nje smoothie pas palestre. Plot vitamina proteina dhe hekur.

Përbërësit:

½ filxhan boronica BIO

1 filxhan spinaq BIO

¼ kastravec BIO

1 lugë gjelle fara liri BIO 

1 lugë çaji vaj kokosi BIO

1 lugë gjelle kos grek BIO

½ filxhan qumësht bajame BIO

Përgatitja:

Shtoni të gjithë përbërësit në një gotë të madhe dhe kalojini në mikser për rreth 30 sekonda ose derisa smoothie të jetë i unifikuar.

Ju bëftë mirë!

Related Posts

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *