Blog, Artikuj

Vera BIO

Kërkesa për verë BIO është vazhdimisht në rritje, duke qenë se është një zgjedhje cilësore dhe garanci.

Por, çfarë e bën verën BIO një zgjedhje të sigurtë?

Vera BIO prodhohet sipas rregullores nr. 203/2012 të Komunitetit Evropian dhe paraqitet në dyqan me etiketën e logos evropiane me gjethe jeshile. Vreshtaria organike i kushton vëmendje të veçantë mbrojtjes së ekuilibrit natyror të vreshtit dhe mjedisit rrethues, duke shmangur përdorimin e plehrave kimike, insekticide, herbicideve sintetike dhe duke kontribuar në ruajtjen e pjellorisë së tokës.

Falë përdorimit të pesticideve natyrore, prodhuesit e verës organikë janë në gjendje të kontrollojnë dëmtuesit dhe sëmundjet me metoda miqësore me mjedisin, duke kufizuar kështu ndotjen e tokës dhe ujërave nëntokësore. Për më tepër, të gjitha aspektet e vreshtarisë biologjike kanë për qëllim minimizimin e ndërhyrjeve në kantinë, duke synuar nje cilësi më të lartë të produktit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *