Kripë Himalaje.
Kripa e Himalajës është një substancë minerale e pastër që në mënyrë natyrale vjen në një ngjyrë rozë të lehtë. Njerëzit e kanë përdorur atë për shekuj si një kurë terapeutike në mjekësinë popullore. Kripë rozë e Himalajës përmban 84 gjurmë mineralesh dhe elementesh që gjenden në trupin e njeriut. Disa nga këto minerale përfshijnë: kalçium, magnez, kalium, sulfat, etj.
Gjithashtu kjo kripë ka një strukturë unike qelizore që ruan energjinë për ta emetuar në forma të ndryshme. Mineralet në këtë kripë janë mjaftueshëm të vogla, aq sa qelizat e organizmit tonë mund t’i përthithin lehtësisht. Ndihmon në rritjen e nivelit të hormonit të lumturisë dhe forcon sistemin nervor. Gjithashtu rregullon nivelin e sheqerit në gjak, rrit përçueshmërinë tek qelizat nervore për përpunimin e informacionit, pastron sinuset, vepron si një element i fortë kundër depresionit dhe rrit sistemin imunitar.