Misër për kokoshka * Produkt organik.
Hidhni misrin në një tigan (aq sa të krijohet një shtresë në të gjithë sipërfaqen e saj), pak vaj dhe pak kripë. E mbuloni me një kapak dhe lëreni në zjarr. Më pas tundeni tiganin në mënyrë që të gjitha kokrrat e misrit të nxehen njësoj. Në momentit kur fillojnë të plasin misrat, tundeni tiganin vazhdimisht derisa të mos ketë më misra për tu plasur. Kur mendoni se ka mbaruar procesi, fikni zjarrin dhe zbrazni tiganin. Nëse nuk i keni hedhur kripë në fllim të gatimit, mund t'i shtoni sheqer pluhur, ujë dhe lëreni të karamelizohet. Pastaj shtoni përsëri kokoshka dhe tundeni. Kjo për ata që i duan me shije më të veçantë.
Energjia 365 kcal/1527 kJ
Yndyrë 4.7 g
Yndyrë e ngopur 0.7 g
Yndyrë monounsaturated 1.27 g
Yndyrna polyunsaturated 2.16 g
Karbohidrate 67 g
Sheqerna 0.9 g
Fibra 7.3 g
Proteina 9,4 g
Natrium 0.035 g
Kripë 0.09 g
Bio