Ujë
Uji mineral natyral Glina Buron nga burimi i famshëm i Glinës afër Gjirokastrës, ne jug të Shqiperisë. Uji Glina njihet në Shqipëri dhe jashtë saj për cilësinë, shijen unike dhe përbërësit mineral të dobishëm për shëndetin, ndaj renditet ndër ujërat më cilësore në botë. Vetite e rralla e veçojnë Glinën nga çdo ujë tjetër, duke e bërë atë ujin perfekt për tryezën e çdo familjeje. I pasur në minerale dhe me përmbajtje të ulët natriumi, Glina është uji ideal për çdo moshë. Glina ndihmon organizmin tonë duke përmirësuar metabolizmin, aparatin tretës dhe traktin urinar. Glina përmban sasi të mëdha kalçiumi, i cili është një element themelor për shëndetin e kockave tona. Por efekti më i njohur i Glinës ndër shekuj është vetia për të shkrirë ose eleminuar në mënyrë natyrale gurët në veshka dhe tëmth, si dhe për të parandaluar riprodhimin e gurëve. Glina ndikon gjithashtu në diurezën natyrale të trupit dhe ka efekt të rrallë në tretjen e ushqimit. Cilësia e prodhimit të ujit Glina është çertifikuar më standartet ndërkombëtare ISO 9001 dhe ISO 22000.
CO2 01-06 mg/l HCO3- 213 mg/l Ca++ 271 mg/l Mg++ 13.98 mg/l Cl- 12.4 mg/l SO4- 575 mg/l NO3- 0.44 mg/l PO43- 0.09 mg/l Zn++ 0 mg/l