Ujë
Qafshtama është një ujë natyral mineral shumë i lehtë që buron nga majat e larta të malit Qafshtama në Shqipëri, pranë qytetit të Krujës. Mbushet direkt në burim në malin e Qafështamës,në fabrikën e ndërtuar në 1350 metra lartësi.
Megjithëse është një ujë i lehtë, Qafshtama ka një përbërje minerale të ekuilibruar që mbart efekte pozitive mbi trupin dhe shëndetin tonë. Është i përshtatshëm për dieta të varfra në natrium dhe regjime ushqimore të shëndetshme dhe ndihmon në parandalimin e problemeve kardiovaskulare dhe në mbajtjen e zemrës së re. Për këtë arsye është e këshillueshme për aktivitete sportive si një burim ideal hidratimi të përditshëm. Linja e prodhimit është moderne dhe tërësisht automatike. Aty uji mbushet direkt në burim pasi i nënshtrohet një proçesi delikat filtrimi që garanton pastërti absolute mikrobiologjike, në mënyrë që produkti final të mund të ruajë të paprekura të gjitha cilësitë e tij të rralla.
Mg 23.10 mg/l, Ca 2.00 mg/l, Na 1.16 mg/l, Cl 0.80 mg/l, NO3 0.00, HCO3 103.70 mg/l.