100% hudhër*. *Produkt Biologjik.
Hudhra e zezë është një formë e karamelizuar e hudhrës, por nuk është e lehtë për tu prodhuar. Edhe pse kohët e fundit është rritur popullariteti në perëndim, kjo mënyrë për të përgatitur hudhrën ka qenë e pranishme në vendet e tjera për shekuj me rradhë. Hudhra e zezë përftohet duke ekspozuar hudhrën e papjekur në periudha të zgjatura në nxehtësi dhe lagështi - ndonjëherë deri në 40 ditë. Kjo bën që disa prej komponimeve tek hudhra të shkatërrohen, veçanërisht ato përgjegjëse për shijen. Kur këto komponime shkatërrohen me kalimin e kohës i sigurojnë hudhrës një aromë më të këndshme, që të kujton mish të gatuar ose qepë, por ekziston edhe një element i ëmbël që shfaqet kur përgatitet siç duhet.
Përfitimet më të dukshme shëndetësore të hudhrës së zezë përfshijnë aftësinë për të mbrojtur kundër sëmundjeve kronike, forcuar imunitetin, rregullimin e diabetit dhe forcimin e shëndetit të zemrës, ndër të tjera.
Për 100 gr Energjia 698 kj /164 kcal
Yndyrnat 0.2 g nga të cilat të ngopura 0.1 g
Karbohidrate 32.0 g
Sheqerna 6.0 g Fibra Dietike 8.6 g Proteina 0.25 g
Bio