Ballakume Elbasani BIO
Ballakumet janë simboli i Ditës së Verës, tipike të qytetit të Elbasanit. Le të risjellim shijen e dikurshme të ballakumeve më këtë recetë me përbërës Bio, të shëndetshëm dhe cilësorë.
Përbërësit:
- 1 kg miell misri BIO
- 500 gr gjalpë BIO
- 8 kokrra vezë BIO
- 1 kg sheqer BIO
Përgatitja:
Nisim me zgjedhjen e enës në të cilën do përgatitim brumin, do të ishte ideale një enë prej bakri e pa kallajisur, por në rast mungese mund të përdoret edhe një prej qelqi.
Hedhim në enë sheqerin dhe më pas gjalpin e shkrirë, por jo shumë të nxehtë.
Rrahim fort të dy përbërësit, deri sa të na krijohet një shkumë.
Shtojmë vezët një e nga një, pa ndaluar rrahjen deri sat ë krijohet një masë homogjene.
Me kujdes hedhim pjesë-pjesë miellin e misrit, duke e trazuar mirë për të shmangur krijimin e kokrrizave.
Masën e përgatitur e lemë të qetësohet për 20 minuta.
Mbi tavën e mbuluar me letër kuzhine hedhim me lugë druri brumin pa qenë nevoja t’i japim formë.
Ballakumet i pjekim në furrë me temperaturë 150°C për rreth 40 – 45 minuta.
Ju bëftë mirë!