Brownies BIO

Kjo është një recetë e shpejtë dhe e lehtë, të cilën mund ta përgatitni me fëmijët tuaj. Me kaq pak përbërës dhe në më pak se një orë do mund të shijoni në familje Brownit më të mirë dhe të butë.
Përbërësit:
1 pako përzierje për Brownie BIO
125 gr gjalp i pakripur BIO
3 vezë BIO
25 deri në 50 ml qumësht BIO (sa më shumë qumësht, aq më i butë është brownie)
2 duar arra
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 175 gradë dhe lyeni tepsinë e pjekjes me gjalpë.
Në një tas rrihni gjalpin me vezët, më pas shtoni qumështin dhe përzierjen për Brownie. Rrihini derisa të kemi krijuar një brum lisho. Shtoni në fund arrat dhe me pas hidhni brumin në tepsi. Piqni Brownit për rreth 30 minuta. Më pas lëreni të ftohtet për 5 minuta dhe priteni.
Ju bëftë mirë!