Tërshërë me vanilje dhe fara chia

Një mëngjes i shëndetshëm dhe plot shije!

Kjo është një recetë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë, por e pasur me vlera ushqyese dhe ideale për t’ju dhënë energjitë e nevojshme për të përballuar sa më mirë ditën.

Përbërësit:

½ filxhan çaji tërshërë Bio

½ filxhan çaji qumësht bajame, qumësht soje ose qumësht orizi Bio

½ filxhan çaji kos të thjeshtë Bio

1 lugë gjelle fara chia Bio

1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje Bio

1 lugë gjelle shurup panje Bio

Një grusht i vogël frutash sipas dëshirës për të zbukuruar.

Këtë herë zgjodhëm frutat e pyllit.

Përgatitja:

Kjo recetë duhet përgatitur në darkë për t’u konsumuar në mëngjes dhe ju merr vetëm 5 min kohë.

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku dhe vendosini në një enë me kapak. Lërini të pushojnë në frigorifer gjatë gjithë natës.

Në mëngjes merrni përgatitjen hiqni kapakun dhe zbukurojeni me fruta sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

× Chat!