Torta Mimozë Integrale

8 Marsi është një ditë e veçantë dhe gratë nderohen me një lule që ka ngjyrën e diellit dhe aromë të këndshme e delikate… ose me një tortë që ka të njëjtat karakteristika: torta mimozë! Emri i kësaj torte rrjedh nga fakti se është zbukuruar me pandispanjë të copëtuar që kujton pikërisht lulen mrekullueshme të Mimozës.

Përbërësit:

Pandispanjë e rrombullakët

*125 ml e bardhë veze Bio
* 100 g miell Integral Bio
* 33 g niseshte misri Bio
* 75 ml qumësht soje Bio
* 40 g vaj misri Bio
* 40 g sheqeri pluhur Bio
* 1 maja për ëmbëlsirat Bio
* lëvore limoni Bio
* vanilje Bio

Pandispanjë katrore

* 63 g e bardhë veze Bio
* 50 g miell integral Bio
* 17 g niseshte misri Bio
* 20 g vaj misri Bio
* 20 g sheqeri pluhur Bio
* ½ maja për ëmbëlsirat Bio
* lëvore limoni Bio
* vanilje Bio

Kremi

* 2 lugë niseshte misri Bio
* 80 ml e bardhë veze Bio
* 250 ml qumësht soje Bio
* lëvore limoni Bio
* sheqer diabetik Bio
* vanilje Bio
Të tjerë

* kos grek Bio
* çokollatë fondente Bio

Përgatitja:

2 Pandispanjat

Sigurohuni të keni 2 tepsi, një të rrumbullakët me diametër prej 16 cm dhe një drejtkëndëshe me përmasa 21 x 15 cm. Në një tas hidhni të bardhën e vezëve dhe rrihini ato me fshikullat elektrike. Ngadalë shtoni sheqerin pluhur dhe vaniljen, vazhdoni t’i rrihni derisa përbërja të jetë ngurtësuar në ngjyrë të bardhë. Në një tjetër tas hidhni miell, niseshte, pluhurin e pjekjes dhe përzieni me qumësht, lëng limoni dhe vaj. Shtoni të bardhën e vezëve gradualisht me lëvizje nga poshtë lart duke përdorur një shpatull. Kur brumi të jetë homogjen, kalojeni atë në një tepsi të veshur me letër kuzhine. Përsëritni të njëjtën procedurë për tepsinë e dytë. Vendosni të dy tepsitë njëkohësisht në furrën, e cila duhet të ngrohet më parë perpara. Piqni pandispanjat për rreth 40 minuta me një temperaturë prej 170 gradë. Kontrolloni pjekjen e pandispanjës me anë të një kunji dhëmbësh.

Kremi

Hidheni qumështin në një tigan dhe filloni ta ngrohni me zjarr të ulët.

Në një tas të vogël, rrihnni te bardhën e vezës me niseshte dhe pastaj përzije bashkë me qumështin në tigan. Shtoni copat e lekures se limonit, ëmbëltojeni sipas shijes dhe përzijeni pa u ndalur derisa kremi të jetë trashur dhe të jetë pa gunga. Për të vazhduar me mbushjen e tortës së mimozës, duhet pritur deri sa kremi të jetë plotësisht i ftohtë.

Kompozimi i tortës

Fillojmë duke eliminuar koret e errëta të jashtme nga të dyja pandispanjat, vetem pjesën e sipërfaqes pa depërtuar shumë thellë. Merrni pandispanjën e rrobullakët dhe me një thikë të gjatë ndajeni në 3 disqe, duke u munduar që trashësia të jetë e njëjtë. Mbeshteni diskun e parë në një sipërfaqe të sheshtë, duke përdorur një lugë përhapni kremin e përgatitur dhe mbi të hidhni thërrime çokollate. Vendosni mbi të diskun e dytë, shtroni një shtresë tjetër kremi dhe copa çokollate të copëtuar imët. Mbi të vendosni diskun e tretë. Lëreni që torata të pushojë në frigorifer ndërkohë që merrini me pandispanjën e dytë.

Pandispanjen katrorere priteni në kuadratë shumë të vegjël. Nxirrni tortën nga frigoreriferi, mbulojeni me një shtresë të hollë kos grek. Merrni copat katrore të pandispanjës dhe mbuloni të gjithë tortën me to. Duhet të mbuloni të gjithë sipërfaqen dhe të siguroheni që janë ngjitur me siperfaqen me kos grek.

Ju bëftë mirë :)!

× Chat!